““Nisma per monitorimi i transparences dhe llogaridhenies per ruajtjen, miremenaxhimin dhe zhvillimin e qendrueshem ne ekosistemet e Prespes dhe Ohrit””

Me mbeshtetjen financiare te Agjensise Zviceriane per Zhvillim, “Miq te Korces” ne bashkepunim me pese organizata vendore, kane nisur punen per nismen “Monitorimi  i transparences dhe llogaridhenies per ruajtjen, miremenaxhimin dhe zhvillimin e qendrueshem ne ekosistemet e Prespes dhe Ohrit”.

Nisma synon te kontribuoje ne reduktimin e fenomeneve negative te shkaterimit te pyjeve ne ekosistemet e Prespes e Ohrit, permes angazhimit te shoqerise civile per zhvillimin e modeleve inovative te partneritetit bashki-komunitet, ndergjegjesimit te publikut e medias, permiresimit te menaxhimit te pyjeve nga bashkite e Pogradecit, Pustecit dhe Devollit dhe zhvillimit te kapaciteteve te monitorimit per transparencen e llogaridhenien.