“Miq te Korces” do loboje per me shume financime e projekte per rajonin si dhe do advokoje e ndermarre fushata per zgjidhjen e problemeve te ndryshme me te cilat ndeshet popullata e kesaj zone, sepse zhvillimi i Korces nuk mund te kuptohet e realizohet pa zhvillimin e qyteteve dhe krahinave te tjera te rajonit, Pogradecit e Mokres, Bilishtit e Devollit, Ersekes e Kolonjes, Maliqit e Gores, Voskopojes e Oparit.
“Miq te Korces” do punoje per projekte qe nxisin bashkepunimin ndermjet shtate bashkive te rajonit si dhe projekte te bashkepunimit nderkufitar me Greqine dhe Maqedonine ne zonen e liqeneve te Prespes e Ohrit.